Please enter at least 3 characters.

Feronikeli paralajmëron për festë të shtunën, mbetet të shihet se me sa trofe

2019/05/60858912_2811738555535545_4957792930023604224_n-1-696x464.jpg

Feronikeli të shtunën me fillim prej orës 20:00, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, është paraparë të mbahet festa e kampionëve.

Pas festimit të titullit të Kosovës, Feronikeli organizon edhe festë speciale për kampionët.

Të ftuar special në festën e kampionëve janë këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini dhe Xhezair Elezi (Xheza).

“Ftojmë të gjithë tifozët e Feronkelit, tifozët e futbollit në përgjithësi dhe qytetarët e Drenasit, të marrin pjesë në organizimin special për të festuar për kampionët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli sot luan finalen e Kupës dhe në rast të fitores do të kishte festë të dyfishtë.