Please enter at least 3 characters.

Ferguson zbulon momentin kur e kërkoi Maldinin nga babai i tij për të luajtur te Manchester United, përgjigja që mori ishte e shkurtër (Video)

2017/03/GettyImages-654174052.jpg
245:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 16: Sir Alex Ferguson the UEFA Europa League Round of 16, second leg match between Manchester United and FK Rostov at Old Trafford on March 16, 2017 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Paolo Maldini mbetet një prej lojtarëve më të mirë në mbrojtje në histori të futbollit.

Këtë nuk e ka problem ta pranojë edhe Alex Ferguson.

Trajneri i njohur e ka zbuluar një fakt kur ka biseduar me babanë e Paulos, Cesaren për transferimin e të birit te United.

“A dëshiroje të Maldini të luante për ty? E kam provuar. Kur e kam takuar babanë e tij, kam folur për të. E mora vetëm një lëvizje koke, asgjë më shumë”.

“Çfarë të tha ai? Asgjë. Ai më tha: Gjyshi im ka qenë në Milan, babai im ka qenë në Milan, unë jam në Milan, djali im në Milan. Harroje”, tregon Ferguson duke qeshur.

Ferguson dhe Maldini ishin në Nju Jork për ta promovuar Kupën e Kampionëve, një garë që do të mbahet gjatë korrikut në disa vende. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5flmt4_i-tried-to-sign-maldini-ferguson_sport