Ferguson: Schalke s’ka asgjë për të humbur
03/05/2011
Të mërkurën mbrëma, Djajtë e Kuq do ta fillojnë takimin me epërsi prej dy golash, megjithatë Sir Alex thotë se gjithçka është e mundur.
“Mendoj se Schalke nuk ka asgjë të humbë. Ky është mesazhi që ai (trajneri Ralf Rangnick) do ta bartë te skuadra e tij. Jam i sigurt për këtë”.
“Ata do të mundohen ta fitojnë ndeshjen. Ata s’kanë asgjë tjetër për të bërë”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/


