Please enter at least 3 characters.

Fenomeni Ronaldo thotë se është tifoz i madh i Interit, flet edhe për Modric e CR7

2018/08/Ronaldo-1.jpg
256:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 14: Former Brazilian player Ronaldo cheers the fans prior tothe 2018 FIFA World Cup Russia Group A match between Russia and Saudi Arabia at Luzhniki Stadium on June 14, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Fenomeni Ronaldo ka folur për sezonin e ri në Serie A.

Braziliani thotë se ardhja e Cristiano Ronaldos është një gjë e mirë për kampionatin italian, ndërsa shpreson që Interi të arrijë rezultate të mira.

"Ardhja e CR7 është një gjë e rëndësishme, sepse futbolli italian në periudhën e fundit ka kaluar në një moment jo të mirë dhe ky transferim mund t'i ndihmojë".

"Ka nevojë për rimëkëmbje dhe shpresoj të rikthehet spektakli".

"Sa për Interin, tregu është i çuditshëm dhe kështu të shohim se çfarë do të ndodh. Shpresoj që këtë vit zikaltrit të arrijnë rezultate më të mira pasi unë vazhdoj të jem tifoz i madh i tyre".

"Modric? Nuk e di nëse vërtetë ka përpjekje, por tregu i transferimeve do të mbyllet së shpejti dhe do të shohim se çfarë do të ndodh".

"Të gjitha skuadrat e mëdha janë duke u forcuar, Interi nuk është shumë prapa", ka thënë Ronaldo për mikrofonat e Sky Sport. /Telegrafi/