Please enter at least 3 characters.

Feniksi mëson kundërshtarët

2016/10/Feniks.jpg

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka mësuar kundërshtarët për fazën Elite të futsallit në garat evropiane.

Skuadra nga Drenasi është në grup shumë të fortë, por me bindje se do të arrijnë më të mirën.

Ata janë në grupin A me Kairat Almaty nga Kazakistani, Nikars Riga nga Letonia dhe Real Rieti nga Italia.

Ndeshjet do të zhvillohen në javën e tretë të nëntorit, pra me 22-27 nëntor.

Në grupin B janë: Ugra Yugorsk (Rusia), Araz Naxç?van (Azerbajxhani), Hamburg Panthers (Gjermania), Nacional Zagreb (Krocia).

Në grupin C: Inter FS (Spanja), Ekonomac Kragujevc (Serbia), EP Chrudim (Çekia), Brezje Maribor (Sllovenia)

Në Grupin D: FC Dynamo (Rusia), Sporting CP (Portugalia), Gyori ETO (Hungaria) dhe City’US Targu Mures (Rumania).