Fëmijët e rrëmbyer ftohen me këngë (Video)
Regjisori i “Kony 2012”, Jason Russell, nuk është i vetmi bashkëthemelues i organizatës Invisible Children i cili i përdorë videot e postuara në internet për të tërhequr vëmendjen tek konflikti që po ndodhë në Afrikën e mesme. Edhe Bobby Bailey, i cili nga organizata u largua më 2009, kohët e fundit e bëri një film të quajtur "Unë jam nënë”, që flet gjithashtu për konfliktet në rajon.
Fëmijët të cilët janë rrëmbyer për të qenë ushtarë në ushtrinë rebele të Konyt famëkeq, shpesh i druhen kthimit në shtëpi, nga frika se mund të sulmohen. Nënat e këtyre fëmijëve të Ugandës veriore, me këngë përpiqen t’i kthejnë fëmijët në shtëpi, për t’i bindur se janë të sigurt.
"Disa prej fëmijëve të rrëmbyer kanë kaluar gjashtë vjet në pyje dhe kanë frikë se do të vriten për shkak të krimeve që kanë bërë. Prandaj po punohet shumë që përmes radios dhe fletëpalosjeve të binden të kthehen në shtëpi," tha Bailey për Mashable.
Këngët popullore të fisit acholi vlerësohen si mënyra më e mirë që ata të ftohen, meqë interneti, telefoni dhe mjetet tjera të komunikimit nuk ekzistojnë atje.
Për këtë, organizata Invisible Children e ka nisur projektin “The Voice” përmes të cilit me ndihmën e radiostacioneve do të ftohen fëmijët me këngët acholi. Në projekt marrin pjesë edhe muzikantë të njohur si Peter Gabriel, Emmanuel Jala, Angelique Kidjo, e Dawes... Ata kanë incizuar këngët të cilat transmetohen në të gjithë Afrikën qendrore.
Për të ndërtuar kullat përmes të cilave do të lëshohen këngët, Incisible Children po mbledh para. Në synim atyre do t’ju ndihmoj edhe videoja më e re. /Telegrafi/


