Please enter at least 3 characters.

Fejohet këngëtarja Myleene Klass

2020/09/33128594-0-image-a-57_1600015873169.jpg

Myleene Klass ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Simon Motson.

Këngëtarja 42 vjeçe, pranoi se ishte tronditur kur partneri i saj, 45 vjeçar, ia bëri pyetjen muajin e kaluar në përvjetorin e pestë të takimit të tyre të parë.

Duke folur për revistën Hello, Myleene tregoi se si Simon u ul në gjunjë në kopshtin e tyre të cilin ai e dekoroi sikurse në takimin e tyre të parë dhe e befasoi atë me një unazë diamanti nëntë karat.

Myleene Klass (Foto: Revista Hello)

“Ne jemi fejuar! Ai madje përsëriti darkën që kishim në takim - një hamburger dhe patate të skuqura”, tha ajo.

“Kur ai u ul në gjunjë, mendova se po bënte shaka. Isha me të vërtetë pa fjalë”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, Simon shtoi se po priste me padurim këtë moment dhe më në fund ëndrra e tij u realizua.

Tashmë i fejuari i saj nuk kurseu asnjë shpenzim për propozimin, madje huazoi tryezën dhe karriget që ata përdorën në klubin e ‘Little House’ në Mayfair - vendin ku filloi romanca e tyre.

Myleene Klass dhe i fejuari i saj (Foto: Instagram)

Myleene dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2015, pak vite pas ndarjes së artistes nga burri i saj, Graham Quinn në 2012 dhe ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Apollo, në gusht të vitit të kaluar.

Të njëjtit gjithsej kanë katër fëmijë, përfshirë edhe lidhjet e tyre të mëparshme. /Telegrafi/

Myleene Klass është fejuar me të dashurin e saj (Foto: Instagram)