Please enter at least 3 characters.

Fejohen Adrian Gaxha dhe Luana

2016/01/f.0806150645396_m.jpg

Ata janë fejuar në qytetin e Sarandës në një ceremoni shumë të thjeshtë ku të pranishëm ishin vetëm familjarët. Lidhja mes këtyre të dyve daton qysh moti por gjithmonë ka pasur batica dhe zbatica dhe ka qenë e vështirë për t'u kuptuar. Kjo për arsye se të dytë kanë mbajtur lidhje të dyfishta dashurie me persona që asnjëherë nuk i kanë zbuluar.

Teksa në krahët e Gaxhës kanë kaluar shumë femra të bukura madje edhe ato të ekranit, përfshirë dhe një modele të njohur maqedonase, Sanja Nikolic, Luana nga ana tjetër ka përjetuar gjithashtu disa lidhje, por më e përfolura ka qenë ajo me ish banorin e Big Brother Arjon Mucen.

Pavarësisht lidhjeve që kanë pasur, të dy kanë udhëtuar sa drejt Tiranës apo Shkupit. Por kohëve të fundit Luana ka udhëtuar më shumë se zakonisht drejt Shkupit, madje media maqedonase e kanë kapur Adrian Gaxhën duke vizituar argjendaritë. /Telegrafi/