Please enter at least 3 characters.

Fauci: Vaksinimi i parë kundër COVID-19, mund të bëhet në fund të muajit dhjetor

2020/08/200720165426-anthony-fauci-washington-nationals-mask-0630-exlarge-169-e1598336253511.jpg

Gjersa Moderna njoftoi se ka zbuluar një vaksinë kundër coronavirusit dhe se është 94.5 për qind efektive, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive të vendit, tha se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër.

Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie më vonë këtë muaj, raporton cnn.

Fauci thotë se pret që vaksinimet e para kundër COVID-19 të fillojnë "në pjesën e fundit të dhjetorit dhe jo në ditët e para të muajit të ardhshëm", transmeton Telegrafi.

Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë - që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore - do të marrin vaksinën së pari.

"Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit", tha Fauci. "Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë", pohoi ai.

Ndryshe, Pfizer dhe BioNTecha javën e kaluar kanë raportuar se kanë zbuluar një vaksinë që është efektive po aq sa e Modernas. /Telegrafi/