Please enter at least 3 characters.

Fauci sugjeron që udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar të vaksinohen para se të vizitojnë SHBA-në

2020/12/AP20213526499213.jpg
245:"Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute for Allergy and Infectious Diseases, testifies during a House Subcommittee hearing on the Coronavirus crisis, Friday, July 31, 2020 on Capitol Hill in Washington. (Kevin Dietsch/Pool via AP)
2:"AP

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, thotë se duhet të merret parasysh ideja që udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar të vaksinohen para se të arrijnë në SHBA.

Duke folur në BBC News, përcjell Telegrafi, Fauci tha se nuk do ta rekomandonte ndalimin e plotë të udhëtarëve nga MB-ja.

Sipas tij, ndalimi i plotë “mund të jetë pak si një reagim i tepërt”.

“Megjithatë, unë sigurisht i respektoj vendet e tjera për vendimet e tyre”, tha ai.

Deklarata e Faucit vjen pasi shumë vende të botës i kanë ndaluar udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të variantit të ri të coronavirusit.

Varianti i ri i cili vlerësohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm, nuk mendohet të jetë më i rrezikshëm. /Telegrafi/