Please enter at least 3 characters.

Fansat spekulojnë se Kourtney Kardashian është shtatzënë për shkak të disa fotografive të fundit

2022/09/Screenshot_2-56.png

Një postim në Instagram i së shtunës nga Kourtney Kardashian Barker bëri që disa nga ndjekësit e saj të spekulonin se ajo është shtatzënë.

Ylli televiziv, 43-vjeçare, ndau një selfie në pasqyrë me bikini me dorën në bark, duke bërë që komentues të shumtë të spekulonin se ajo po shpallte me delikatesë një shtatzëni.

Fotoja u postua së bashku me imazhe të tjera të marra gjatë një sesioni fotografik për markën e re, Lemme.

Kardashian u martua me bateristin e “Blink-182”, Travis Barker, 49 vjeç, në muajin maj.

Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Scott Disick.

Çifti kanë shprehur dëshirën për një fëmijë së bashku përpara se të martoheshin.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka përdorur disa metoda të çuditshme në përpjekje për të mbetur shtatzënë me fëmijën e katërt.

Në një nga episodet e “The Kardashians”, Kourtney provoi të hante vezë thëllëzash të ziera.

Sidoqoftë, një konfirmim në lidhje me këtë nuk është bërë akoma nga Kardashian. /Telegrafi/