Familja Kardashian dëshiron ta vë nën kontroll Kanye Westin
Kanye West ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë për shkak të postimeve në Twitter dhe duket se kjo gjë ka shqetësuar familjen Kardashian.
Nëna e Kim, Kris Jenner, është shprehur se sjellja e dhëndrit të saj, mund të ketë një ndikim negativ në imazhin e familjes, transmeton TCH.
Deklarata e saj vjen pas disa postimeve të këngëtarit, i cili e ka ofenduar Taylor Swiftin, ka thënë se Bill Cosby është i pafajshëm, si edhe i ka kërkuar ndihmë Mark Zuckerbergut për borxhin e tij personal prej 53 milionë dollarësh.
“Reagimet e tij në Twitter janë jashtë kontrollit dhe Kris ka frikë se ai po shkatërron familjen”.
“Kris dëshiron që të punësojë dikë që të kujdeset për të gjithë këtë zhurmë dhe dramë të krijuar, në mënyrë që ai të fokusohet në punën e tij artistike”, ka theksuar një burim për Page Six.


