“Falma një jetë”, vjen balada e bukur nga Etnon dhe Sinani (Video)
24/06/2015
Hip hop grupi Etnon, ka publikuar videoklipin e ri në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun, të titulluar “Falma një jetë”.
Videoklipi i ri ka kohë që është paralajmëruar nga Telegrafi.
Xhirimet e tij janë kryer në Turqi, ku Fibula ka sponsorizuar këtë videoklip të Etnon.
Kënga e bukur është realizuar nga vet Genc Prelvukaj me ndihmë të Astrit Stafajt dhe Filloreta Raçit.
Ky projekt është paraprijës i një projekti tjetër të Etnon, i cili do të vijë po ashtu shpejt dhe është këngë më ritmike. /Telegrafi/


