Please enter at least 3 characters.

Ewan McGregor falënderon edhe gruan edhe dashnoren në Golden Globes (Video)

2018/01/Ewan-McGregor-2-e1515412533407.jpg
394:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 07: In this handout photo provided by NBCUniversal, Ewan McGregor accepts the award for Best Performance by an Actor in a Limited Series or Motion Picture Made for Television for ?Fargo? during the 75th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 7, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Paul Drinkwater/NBCUniversal via Getty Images)
7:"Handout

Aktori skocez, Ewan McGregor, fitoi Globin e Artë për rolin e tij në serialin "Fargo", në edicionin e sivjetme të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Golden Globes.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendje në momentin e marrjes së çmimit ishte falënderimi i tij.  56-vjeçari e falënderoi gruan e tij, Eve Mavrakis, por nuk harroi ta falënderonte edhe dashnoren.

(Foto: Getty Images)

"Dua të falënderoj Eve, e cila qëndroi pranë meje për 22 vite dhe fëmijët e mi, Clara, Esther, Jamyan dhe Anouk, ju dua", është shprehur aktori, i cili kishte shkuar i pashoqëruar në ceremoni.

Ndërsa më pas gjatë fjalimit e falënderoi edhe dashnoren e tij, aktoren Mary Elisabeth Winstead.

(Foto: Getty Images)

"Gjithmonë më ka pëlqyer fakti se jam aktor, sepse kam pasur mundësinë të shoqërohem dhe të punojë më aktorë kulmorë, ndërsa roli në serialin 'Fargo' nuk do të ishte ma Davidin, Michaelin, Carrie Coonin dhe natyrisht pa Mary Elizabeth Winstead. Prandaj, ju falënderoj", ka theksuar ai më tej.

McGregor është njoftuar me 33-vjeçaren pikërisht gjatë xhirimeve të serialit "Fargo" dhe ka nisur një lidhje ndërkohë që është i martuar me Mavrakis.

(Foto: Getty Images)

Ai ka vendosur ta braktisë gruan e tij, me të cilën ka qenë i martuar për 22 vite dhe ka katër fëmijë.

Menjëherë pas kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale, pasi përdoruesit nuk kanë mundur ta kuptojnë se si në të njëjtin fjalim e ka përfshirë gruan, fëmijët dhe dashnoren. /Telegrafi/