Please enter at least 3 characters.

Evropë, reshjet e borës paralizojnë transportin

2016/01/f.0312155009963_m.jpg

Aktualisht, disa qindra fluturime janë anuluar nga dy prej aeroporteve kryesorë të kontinentit, në Frankfurt dhe Parisi.
Ndërkohë, edhe shërbimi me trenat e shpejtësisë së lartë midis Britanisë dhe Francës është pezulluar.

Në juglindje të Anglisë, disa qindra persona mbetën të izoluar brenda makinave të tyre për shkak të reshjeve, ndërsa shërbimet e urgjencës e patën të vështirë të asistonin të gjithë rastet, për shkak të kaosit të krijuar në rrugë.

Probleme të mëdha me trafikun janë regjistruar edhe në Belgjikë e Francë, raporton Top Channel.

Përveç aeroportit të “Charles des Gaulles” në Paris dhe atij të Frankfurtit, probleme ka edhe në aeroportin e Brukselit, që po punon në minimumin e kapacitetit të tij.

Në Britani gjithashtu ka pasur probleme, ndërsa disa aeroporte dhe rrugë kryesorë janë mbyllur për disa orë, për shkak të mjegullës të dendur. /Telegrafi/