Estelle do të bashkëpunojë me Kravitzin
16/02/2009
Hitbërësja e këngës “American Boy” është njoftuar me këngëtarin e hitit “American Woman” në një ndejë ku Estelle kishte kënduar, ndërkohë që dy këngëtarët i kanë dhënë komplimente njëri-tjetrit për punën e tyre.
Ndërsa tani, Estelle ka dëshirë të madhe që të hyjë në studio me rokerin.
“Ai është një fans i madh i imi dhe unë jam një fanse e madhe e tij, prandaj ishte ndjenjë e mirë që e takova. Shpresoj që Lenny dhe unë të punojmë bashkë në ndonjë këngë në të ardhmen”, është shprehur Estelle.


