Estefan largohet nga muzika
03/03/2009
Kubano- amerikania zbuloi vitin e kaluar se ajo do ta rikthejë kohën e harxhuar në turne duke u fokusuar në vajzën e saj 14-vjeçare, Emily Marie.
Dhe tash Estefan ka vendosur përfundimisht të heqë dorë nga jeta e rrugës për të mirë, pasi dëshiron ta vendosë familjen para karrierës së saj muzikore.
“Është një fund i diçka që ka filluar shumë vite më herët, më 1975, dhe është një ëndërr që këtë jam në gjendje ta bëj në Amerikën Latine. Këto do të jenë koncertet e fundit që do t’i realizoj, pastaj dua të fokusohen në vajzën time, e cila është në shkollë dhe të vazhdoj të punoj në fusha tjera”, ka thënë Estefan.


