Please enter at least 3 characters.

Erion Veliaj kryeson me mbi 20 mijë vota

2016/01/erion-veliaj-kryeson-me-mbi-20-mij-euml-vota_hd.jpg

Pas numërimit të votave të 389 qendrave të votimit nga 864 në total, Veliaj kryeson me mbi 20 mijë vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova, raporton Tch.

Kandidati i ASHE ka marrë rreth 72 mijë vota (53.73 për qind), ndërsa Halim Kosova rreth 52 mijë vota (38.73 për qind).

Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.33 për qind të votave, Sazan Guri 1.13 për qind, Arban Tafaj 0.78 për qind dhe Dhimitër Muslia 0.3 për qind të votave.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme. /Telegrafi/