Erdogan: Assadi e fsheh të vërtetën edhe për pushtimin izraelit
Erdogani ka marrë duartrokitje të gjata në fjalimin e tij të sotshëm, në takimin për komunikime në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet janë bashkuar me vendet tjera në Gjirin Persik, në mbështetje të kryengritësve sirianë që kërkojnë rrëzimin e Assadit
Erdogan u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të dënojnë sulmet e regjimit sirian nda qytetarëve, që zgjasin tash e dy vjet, qëkur ka filluar rebelimi kundër sundimit autokratik të Assadit.
Vlen të përkujtojmë se Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayp Erdogan, është zgjedhur politikan i vitit në botën myslimane. Anketa ka zgjatur nga qershori i vitit 2012 deri në shkurt të këtij viti dhe në të kanë marrë pjesë 37,525 njerëz. Në mesin e shumë kandidatëve, siç ka raportuar agjencia Anadolia, Kryeministri Erdogan ka marrë numrin më të madh të votave. /Telegrafi/


