Eralda Hitaj, histori dashurie me futbollistin Pema
30/07/2008
Çifti është parë së bashku në ambiente të ndryshme dhe lokale të Tiranës, duke shkëmbyer gjeste afeksioni, që nuk lë më dyshim: Ata të dy janë bashkë.
Eralda e ka mohuar gjithmonë këtë lidhje, të cilën e ka komentuar si thjesht miqësi të sinqertë mes tyre. Por vetëm pak ditë më parë ajo është parë sërish në krahët e të dashurit të saj në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë. /Panorama/


