Please enter at least 3 characters.

Episodi i trembëdhjetë i "Metamorfozës" sjell ndryshimin e suksesshëm të Valdetes (Video)

2017/12/suzzzi.jpg

Është transmetuar edhe episodi i trembëdhjetë i emisionit "Metamorfoza".

E ftuara e radhës ishte Valdetja nga Barileva, e cila vendosi të bënte disa ndryshime në dukjen e saj.

Kjo dëshirë iu plotësua nga autorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, e cila falë vizitave në disa klinika, arriti t'i plotësojë dëshirën për ndryshimet e kërkuara në fytyrën e saj.

Më pas, ato u drejtuan drejt një prej butiqeve të Prishtinës, nga ku përzgjodhën veshjet me të cilat Valdetja do shfaqej në fund.

Dhe në përfundim të emisionit, Suzana i prezantoi Valdetes para pasqyrës magjike ndryshimin që kishte përjetuar.

Edhe vet protagonistja e emisionit ngeli e habitur me ndryshimin e saj, por që buzëqeshja në fytyr, e tregonte më së miri lumturinë që ka përjetuar me ndryshimet e reja në dukjen e saj. /Telegrafi/