Please enter at least 3 characters.

Enxhi: Secili djalë në BB ka mundur të jetë i dashuri im

2016/01/f.0418182446322_m.jpg

“BB më la jo vetëm një shije të mirë, por dhe shumë emocion, kujtime të mrekullueshme. Përfundimisht një eksperiencë e jashtëzakonshme e paharrueshme. Loja ime është mirëkuptuar nga të gjithë banorët që janë eliminuar. I gjithë misioni ishte i vështirë. Besoj se me të gjithë banorët brenda shtëpisë do të kem marrëdhënie të mira dhe miqësi mbi të gjitha. Pasi dola nga ky ‘reality shou’ mu shfaq dëshira për të hyrë si konkurrente e vërtetë, por…”.

Sa i përket mundësisë për të filluar një dashuri brenda shtëpisë, Enxhi ka thënë se kishte djem interesantë dhe se ndonjëri do të mund të kishte qenë i dashuri i saj i mundshëm.

Edhe pse ka marrë pjesë në një shou televiziv tani më i është rikthyer punës dhe modelimit më e fokusuar se kurrë. Sipas Enxhit, pas daljes së saj nga shtëpia e "Big Brother" ka pas mjaft oferta pune, por për të asgjë interesante. Ajo vazhdon të ndihet shumë mirë me punën e saj të mëparshme si modele dhe drejtoreshë në një agjenci mode. Madje, nuk do t'i thoshte jo ofertave për të luajtur në një film televiziv. /Telegrafi/