Eni Koçi e kënaqur me këngën e re
08/09/2013
Kënga e re e këngëtares që njihet për bukurinë dhe linjat e përkryera trupore, ka shprehur në Facebook kënaqësinë për suksesin e projektit të ri.
“Shumë faleminderit për komentet e bukura dhe dashamirëse që keni bërë ndaj këngës dhe klipi më të fundit që unë kam nxjerr”, ka shkruar Eni në Facebook.
Kënga “Pa Ty” është publikuar më 22 gusht dhe deri tani ka mbi 100 mijë klikime.


