Please enter at least 3 characters.

Ende pa datë zyrtare për El Clasicon: Barcelona dhe Real Madridi duhet të zgjedhin datë tjetër pasi 19 dhjetori nuk pranohet

2019/10/GettyImages-1127854174.jpg
293:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 06: Gerard Pique of FC Barcelona fights for a high ball with Sergio Ramos of Real Madrid CF during the Copa del Semi Final first leg match between Barcelona and Real Madrid at Nou Camp on February 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Komisioni i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit ende nuk kanë qenë në gjendje për ta gjetur një zgjidhje për shtyrjen e El Clasicos.

Tani përsëri topi është rikthyer te Barcelona dhe Real Madrid, ku të dy klubet iu kërkohen një datë deri në orën 20:00 të martën.

Komiteti i Konkurrencës do të mblidhet përsëri dhe do t’i rishikojë propozimet e bëra nga klubet.

Ramos e Messi pas ndeshjes së fundit

Ndeshja u desh të zhvillohej në Camp Nou, por u shty për shkak të krizës politike dhe sociale në Kataluni.

La Liga e ka bërë të qartë se El Clasico, tani do të ishte mirë të zhvillohej me 4 dhjetor, ndërsa klubet e kishin gjetur datën e 18 dhjetorit si më të pëlqyerën për ta.

Lionel Messi - Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pra 18 dhjetori data që u pajtuan Barcelona dhe Real Madrid, nuk është pranuar nga La Liga, pasi në atë datë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Tani Komiteti i Konkurrencës i ka kërkuar RFEF (federatës) që të verifikojë nëse El Clasico do të lejohej të luhet në 18 dhjetor. /Telegrafi/