Emine Çunmulaj: Burri më trajton si mbretëreshë (Foto)
17/09/2015
Supermodelja shqiptare, Emine Çunmulaj, thotë se është shumë krenare me burrin e saj.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka treguar se biznesmeni i njohur iranian Sam Nazarian “kujdeset për Eminen si për një mbretëreshë”.
Pas një superautomobili të blerë ditë më parë për modelen, Nazarian tani ka dhuruar shumë lule për bukuroshen shqiptare.
“Unë e kam burrin më të mirë në botë. Faleminderit dashuria ime që më trajton si mbretëreshë”, ka shkruar Emina në Facebook përkrah një fotoje ku shiheshin shumë lule. /Telegrafi/


