Please enter at least 3 characters.

Emerson: Loftus Cheek dhe Hudson Odoi do të jenë yjet e ardhshëm te Chelsea

2019/04/Loftus-Cheek-dhe-Hudson-Odoi-e1556009543781.jpg
291:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Ruben Loftus-Cheek of Chelsea celebrates with Callum Hudson-Odoi of Chelsea during the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Chelsea and Dynamo Kyiv at Stamford Bridge on March 07, 2019 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Anësori i Chelsea, Emerson Palmieri, ka lavdëruar shokët e rinj të skuadrës Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi për paraqitjet e tyre.

24-vjeçari foli për dyshen angleze para ndeshjes me Burnleyn dhe nuk kurseu fjalët e mira.

"Ruben, sipas meje, do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë, sepse ai është një mesfushor qendror i përgatitur", ka thënë Emerson për Goal.

"Ai është i shpejtë, di se si të mbrojë dhe të sulmojë, dhe do të bëhet një mesfushor modern shumë i rëndësishëm. Ai është një lojtar fantastik, i cili do të bëhet edhe më i mirë".

"Është e njëjta gjë edhe me Callum Hudson-Odoi. Sipas meje, Callum është e ardhmja e Chelseat. Ai ka treguar tashmë se është shumë i mirë si 18 vjeçar, këtë e ka treguar edhe te një klub i madh si Chelsea. Sipas meje ai do të jetë në maje brenda dy apo tre viteve", ka shtuar Emerson. /Telegrafi/