Emërohen trajnerët e Përfaqësueses së femrave, ekipit të moshave të meshkujve U17 dhe U19 në futsall
Në kuadër të reformave dhe riorganizimit të ekipeve përfaqësuese, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka emëruar stafin e trajnerëve në disa ekipe.
FFK ka njoftuar se ka emëruar stafin e trajnerëve në ekipin përfaqësues A të femrave, ekipin përfaqësues U17 të meshkujve si dhe në ekipin përfaqësues U19 në futsall.
Kontratat me stafin e trajnerëve do të jenë 1+1 apo një vit plus një vit tjetër, ku gjithçka rreth vazhdimit të punës së tyre do të varet nga paraqitjet dhe rezultatet e ekipeve kombëtare.
Te femrat është emëruar Afërdita Fazliu, Arsim Abazi te ekipi U17 dhe Suad Keçi te U19 në futsall.
Kombëtarja A (Femrat)Afërdita FazlijaVeton ÇitakuSanije KrasniqiBesart IsmajliKombëtarja U17 (meshkujt)Arsim AbaziFadil BerishaFatos VishiValmir BytyqiKombëtarja U19 (futsall)Suad KeçiHaki Ahmeti/Telegrafi/


