Elton Deda të hapë klub nate në Tiranë
Burime të afërta me këngëtarin kanë zbuluar për PanoramaPlus se kantautori shqiptar është kthyer përfundimisht në Tiranë, pas disa muajve të verës që kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i ka dhënë fund martesës disavjeçare me Jolën.
Dhe pasi tashmë ka rilansuar karrierën artistike në vendlindje si anëtar jurie në spektaklin “The Voice” në “Top Channel”, Deda tash po përgatitet të hapë një klub nate me emrin “ROCKSTOCK” në Tiranë.
Deda i ka njoftuar miqtë e tij nëpërmjet profileve zyrtare në rrjetet sociale për këtë iniciativë të re, ndërsa ka thënë edhe se do të jetë pikërisht ai që fillimisht do të mbajë gjallë atmosferën me këngë të rrymave rok, blues, alternative e pop.
Klubet e natës nuk janë risi për Dedën, pasi para gati tetë vitesh ai bashkë me Aleksandër Gjokën dhe Redon Makashin këndonin në klubin me emër “Tre muskëtierët”.


