Please enter at least 3 characters.

Elhaida Dani mahnit në Amsterdam (Video)

2016/01/Elhaida-Dani1-e1429636335948.jpg

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Elhaida Dani e ka mahnitur publikun e pranishëm në një koncert në Amsterdam, me këngën e saj “I’m Alive”.

Kënga e Elhaidës është pritur shumë mirë dhe këngëtarja shkodrane ka pasur rritje nga performanca në performancë.

Kënga e saj ka arritur mbi dy milionë klikime në YouTube, ndërsa sondazhi i krijuar nga faqja e blogeve në Eurovizion i ka siguruar numrin më të madh të votave, transmeton Telegrafi.

Festivali europian i këngës, “EuroSong 2015” do të mbahet në Vjenë, më datë 23 maj, ndërsa më 19 dhe 21 maj do të jenë gjysmëfinalet. Elhaida do ta performojë këngën në natën e parë gjysmëfinale.

Të shtunën, më tepër se 20 konkurrentë në “Eurovision 2015” u mblodhën në kryeqytetin holandez për eventin më të madh para festivalit, “Eurovizioni në Koncert” (Eurovision in Concert). /Telegrafi/