Elefanti piktor (Video)
19/11/2011
Ky elefant i talentuar shihet duke bërë lëvizje të kujdesshme dhe të ngadalta në letër dhe me brushë pikturon një elefant tjetër i cili mban një lule.
Pikturat e tij kanë filluar të shiten në Tajlandë, ndërsa secila kushton nga 15 dollarë.
Shumë ekspertë në Tajlandë mendojnë se është më mirë që elefantët të mbijetojnë nëse jetojnë në natyrë, e të mos lejojnë kampe të tilla, por popullata lokale i ka mësuar këto kafshë të bëjnë numra të ndryshëm dhe ata përfitojnë para prej tyre. /Telegrafi/


