Please enter at least 3 characters.

Ekipi i Unitetit fillon takimet në Londër

2016/01/f.1009045327263_m.jpg

Në rendin e ditës të vizitës së Ekipit të Unitetit është një konferencë shtypi në orët e para të pasdites, e cila pritet t'i paraprijë takimeve me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Jashtme.

Siç njofton BBC, politikanët kosovarë do të priten nga Sekretari i Jashtëm britanik, David Milliband dhe Ministri për Çështjet e Evropës, Jim Murphy.

Negociuesit kosovarë thonë se takimi pritet të ofrojë një përgjigje mbi formën e vendimit për statusin e Kosovës dhe mbi rolin që duhet të luajë BE-ja pas 10 dhjetorit. Ata kanë thënë se e kanë humbur shpresën që zgjidhja mund të arrihet përmes KS të OKB-së.

Takimi në Londër i paraprin një takimi tjetër të drejtpërdrejtë ndërmjet palëve, i parashikuar të mbahet në Bruksel më 14 Tetor.