Edona Llalloshi publikon albumin e ri
25/12/2015
Edona Llalloshi ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor.
Albumi përmban 11-të këngë, të cilat janë të përpunuara të të gjitha zhanreve, transmeton Telegrafi.
Ky projekt është i fundit për këtë vit nga Edona Llalloshi, e cila javë më parë publikoi edhe videoklipin e saj “Sonte”, një baladë që u mirëprit mjaft mirë nga fansat e këngëtares.
Ndryshe sa i përket jetës private, Edona është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që është djalë. /Telegrafi/


