Edita mohon të jetë në lidhje dashurie
Ishte raportuar se Edita ka filluar një romancë me Vilsonin dhe është duke e shijuar dashurinë në bregdetin e Ulqinit.
Edita ka reaguar menjëherë, për të mohuar një thashetheme të tillë. Ajo për Telegrafi.com ka demantuar këtë lajm ku ka pohuar se asgjë nga ato çfarë janë shkruar nuk janë të vërteta.
“Po flitet shumë se unë kinse jam në lidhje me Vilson Gecin, një person jo i njohur por thjesht një moderator në njërin televizion lokal këtu në Kosovë. Unë sipas disa shkrimeve që kam pa tek disa agjensione të lajmeve, jam habitur çfarë kam lexuar, thjesht sikur po lexoja diçka për një person tjetër jo për veten time”, ka thënë Edita për Telegrafi.
“Nga ajo që kam lexuar thuhet se unë kinse po kaloj një romancë dashurie të paparë me të dhe se jemi ne bregdetin e Ulqinit duke kaluar bashkë pushimet, dhe gjithashtu kinse ai është duke menaxhuar një klub në Ulqin dhe se unë kam kënduar disa mbrëmje atje, gjë që nuk ka ndodh kurrë”.
“Që nga viti 2007 nuk kam qenë në Ulqin as për plazh as për të kënduar, ndërsa pushimet i kam kaluar si çdo herë me familjaret e mi në bregdetin e Shqipërisë, por sigurisht në ëndrrën e tij është gjithçka e mundshme. Hahhaha ta kuptojmë ka dëshire t’ia bëjë vetës qefin. Unë me të vërtet jam shokuar dhe nuk e kam ditur se paskam të dashur dhe po kënaqem në bregdetin Ulqinak”, thotë Edita.
Përveç kësaj, Edita ka pohuar se personin në fjalë e ka parë vetëm një herë, kur ajo ka qenë mysafire në emisionin që ai ka udhëhequr. Por, mes tyre s’ka pasur asgjë më shumë se kaq.
“Unë personin në fjalë e kam parë një herë, dhe atëherë isha e ftuar si mysafire në një emision të cilin e drejtonte ai dhe kjo ka qene diku ne muajin prill ose maj të këtij viti ku edhe ka pasur mundësi të bëjë disa fotografi me mua dhe pastaj të ketë hapësirë të shkruajë”, ka përfunduar Edita. /Telegrafi/


