Edi Rama i shkruan Ina Ramës
Edi Rama, përmes një letre drejtuar Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm, pyet Edi Rama kryeprokuroren.
“Kërkesën Tuaj për përfshirjen në hetim të tre deputetëve socialistë e kemi pranuar pa asnjë ngurrim dhe ju siguroj se do të japim votën tonë në parlament që imuniteti i tyre të mos përbëjë pengesë për ekzigjencat e një hetimi shterues e të paanshëm”, thotë Rama, duke shtruar pyetjen se pse nuk është ftuar ai, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste e të opozitës, dhe për rrjedhojë edhe të koordinatorit të të gjitha përgatitjeve demonstratës së 21 janarit 2011.
“Jam i bindur se dëshmia ime do të vlente për hetimin tuaj jo më pak se dëshmitë e tyre. Prandaj, pres me padurim që të thirrem për të kontribuar me gjithçka di për këtë hetim kaq të rëndësishëm për drejtësinë në Shqipëri”, shton Rama, të cilit i vjen “natyrshëm edhe një pyetje e pandarë nga e para”.
“Cila është pse-ja e mospërfshirjes në hetim të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, si dy hallkat më të larta të zinxhirit të komandës së Gardës së Republikës e si përgjegjës të drejtpërdrejtë për funksionimin e asaj garde që në 21 janar vrau njerëz të pafajshëm”? /Telegrafi/


