Edhe tri mungesa tjera për Kosovën
“Enis Alushi, Leart Paqarada dhe Eroll Zejnullahu nuk do të jenë me ne në takim ndaj Wilit. Për Alushin kam biseduar me trajnerin e St. Paulit, i cili më ka thënë se është më e nevojshme që ai të mos grumbullohet dhe të luaj edhe më shumë me ekipin dhe kemi rënë dakord. Gjithashtu edhe Paqaradës e Zejnuallahut ia ka ndaluar klubi pasi sa janë kthyer nga lëndimi dhe në këtë mënyrë nuk do të jenë pjesë e Përfaqësueses për këtë takim”, ka deklaruar Albert Bunjaku për Arenën.
Arena më herët ka paralajmëruar se Mentor Mazrekaj, Mentor Zhdrella dhe Milot Rashica nuk do të jenë në dispozicion të Bunjakut. “Mazrekaj nuk do të na bashkohet për arsyeje të vizës, Zhdrella për shkak të lëndimit, ndërsa Milot Rashica është në prova dhe kjo ia ka pamundësuar grumbullimin me Përfaqësuesen”, konfirmoi Albert Bunjaku.
Ky i fundit në fund njoftoi se lojtarët që do të mungojnë nuk do të zëvendësohen. “Lojtarët që kanë pasur më pak minuta në ndeshjet e fundit, kanë mundësi që të luajnë në takimin me Wilin”. Ndryshe, Kosova që pas lajmit për lejimit për lejimin e ndeshjeve miqësore nga FIFA, ka zhvilluar katër ndeshje miqësore. /Telegrafi/


