Please enter at least 3 characters.

Edhe pse i pezulluar, Buffon udhëton në Liverpool në mbështetje të PSG-së

2018/09/GianluigiBuffonpsg-1.jpg
299:"SINGAPORE - JULY 28: Gianluigi Buffon of Paris Saint Germain walks back to the dressing room after warm up ahead of the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)
20:"Getty Images for ICC

Gianluigi Buffon ka udhëtuar me skuadrën e Paris Saint-Germainit për në Liverpool, ku skuadra e tij zhvillon ndeshjen e parë grupore në Ligën e Kampionëve.

Portieri veteran nuk do të mund t'i ndihmojë skuadrës në Anflied, duke qenë se është i pezulluar për lojë.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Ai është dënuar me tri ndeshje moslojë për shkak të konfrontimit me portierin Michael Oliver në ndeshjen çerekfinale ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit në sezonin e kaluar.

Kjo do të jetë ndeshja e parë, në të cilën portieri legjendar nuk mund të luajë, ndërsa do t'i mbeten edhe dy të tjera.

Edhe bashkëkombësi i tij, Marco Verratti, është i suspenduar, mirëpo për dallim nga Buffon, ai nuk ka udhëtuar në Angli e as mbrojtësi i djathtë, Dani Alves.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Përkundër mungesave, PSG ka një skuadër të fuqishme që do të përballet me Liverpoolin në fazën grupore.

Pos këtyre skuadrave favorite, pjesë e Grupit C janë edhe Napoli dhe Zrvena Zvezda. /Telegrafi/