Please enter at least 3 characters.

Edhe pse e tradhtoi, Tristan Thompson i bën dedikim të veçantë Khloes në ditëlindjen e 35-të

2019/06/GettyImages-164412862-1-e1561709226525.jpg
238:"LOS ANGELES, CA - MARCH 23: TV personality Khloe Kardashian Odom arrives at Nickelodeon's 26th Annual Kids' Choice Awards at USC Galen Center on March 23, 2013 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for KCA)
20:"Getty Images for KCA

Një nga ndarjet më dramatike të vitit padyshim se ishte ajo e yllit botëror, Khloe Kardashian dhe partnerit të saj, Tristan Thompson.

Dyshja u ndanë pasi u zbulua se ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Me rastin e ditëlindjes së 35-të të Kardashian, Thompson i ka bërë një dedikim të veçantë ish-të dashurës së tij.

"Urime ditëlindja Khloe Kardashian. Ju jeni njeriu më i bukur që kam njohur brenda dhe jashtë. Faleminderit që je një nënë e mrekullueshme për vajzën tonë True. Ajo është me fat të ketë dikë si ty. Nuk të uroj asgjë më shumë përveç sukseseve dhe gjërave pozitive. Kënaqu në ditën tënde Koko", janë fjalët e Tristanit për Khloe.

Kujtojmë që Khloe është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar dhe tashmë pas ndarjes nga Thompson është fokusuar më shumë në aktivitete të tjera. /Telegrafi/