Please enter at least 3 characters.

Edhe në Parlamentin Evropian, deputetët akuzohen për “ngacmim seksual”

2017/10/1508762229308-78999-620x350.jpg

Më shumë se dhjetë femra që punojnë në Parlamentin Evropian kanë akuzuar deputetët evropian për sjellje të pahijshme, duke pretenduar se PE është bërë “vatër e ngacmimeve seksuale”, shkruan “Sunday Times”.

Këto femra të paemëruara kanë akuzuar politikanët për “prekje, përcjellje, ngacmim”, dhe ankohen se po i trajtojnë si “mish”, transmeton Telegrafi.

Asistentja e paemëruar në PE, pretendon se një zyrtar i lartë i këtij Parlamenti ka masturbuar në prezencë të një asistente të re.

Një femër tjetër e punësuar në PE e përshkruan se si një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e kishte “përcjell” disa herë.

Ajo pretendon që Parlamenti Evropian “është bërë vatër e ngacmimeve seksuale”, pasi që anëtarët e Parlamentit “askujt nuk i japin llogari”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një nëpunëse tjetër e PE, e ka përshkruar se si “ndihet e poshtëruar kur anëtarët e PE e trajtojnë si mish”.

“Sunday Times” nuk ka zbuluar emrat e këtyre femrave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht në PE, për faktin se asnjëra prej tyre nuk i ka raportuar rastet në polici nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund.

Megjithatë, ato thonë se skandali i producentit të Hollywood-it, Harvey Weinstein, që këto ditë është bërë kryelajm i medieve botërore. /Telegrafi/