Please enter at least 3 characters.

Edhe Milani pas Aquilanit

2016/01/f.0729133502423_m.jpg

La Gazzetta dello Sport raporton se 27-vjeçari është tepricë në kërkesat e ekipit anglez dhe fillimisht dukej se ishte në rrugë drejt Fiorentinës. Megjithatë Viola preferon ta transferojë lojtarin në formë huazimi, derisa Aquilani kërkon transferim të përhershëm.

Agjenti i lojtarit është i bindur se situata e tij ende mund të zgjidhet, dhe thuhet se është duke kërkuar edhe opsione të tjera, me San Siron që mund të jetë një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët.

Milani dëshiron të sjellë gjak të ri në mesfushë në prag të sezonit 2011-12 dhe më herët është lidhur me lojtarë si Ganso, Marek Hamsik dhe Riccardo Montolivo./Telegrafi/