Please enter at least 3 characters.

Eder: Nuk ka asnjë problem në skuadër, jemi të bashkuar drejt objektivit

2018/02/Eder-1-1-e1518368908750.jpg
290:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 11: Eder Citadin Martins of FC Internazionale Milano celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
15:"Emilio Andreoli

Eder insiston se Interi është i bashkuar pasi përfundoi serinë prej dy muajsh pa fitore.

Italiani shënoi golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Bolognas dhe mendon se tani zikaltrit janë në rrugë të mirë.

“Ne më të vërtetë dëshironim të fitonim sot dhe është më mirë se pikët erdhën pasi luftuam fuqishëm", ka thënë Eder për Sky Sport Italia.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu, tani jemi në vendin e tretë pas Napolit dhe Juventusit, pra në rrugë të mirë për cakun e klubit. Të gjithë ne jemi duke punuar për objektivin e njëjtë dhe do jemi aty në fund".

“Lazio dhe Roma janë dy skuadra të forta, pra mendoj se do të jetë një garë interesante për top katërshe".

“Jam i lumtur që arrita të ndihmojë skuadrën, por Mauro (Icardi) është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe shpresoj që të rikthehet sa më shpejt që është e mundur. Ne kemi nevojë për atë".

“Në zhveshtore jemi të bashkuar, trajneri i din këtë dhe ka besim tek të gjithë. Mund t'ju garantojë se skuadra është e bashkuar, fatkeqësisht me mediat sociale në ditët e sotme nëse nuk 'pëlqen' një postim, dikush do të përpiqet të nxisë polemike joekzistuese", ka shtuar Eder.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Genoas. /Telegrafi/

Tabela në Serie A