Please enter at least 3 characters.

E paqartë vizita e Clintonit në Kosovë

2016/01/f.0927110357247_m.jpg

Ende mbetet e paqartë nëse do të realizohet vizita e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në rajon, më saktësisht në Kosovë dhe Serbi në fillim të tetorit.

Mundësia që Clinton të udhëtojë në Ballkan është ndërlidhur me procesin e bisedimeve Prishtinë –Beograd, i cili po përgatitet nga Bashkimi Europian e që do të nxitej personalisht nga Sekretarja amerikane e Shtetit duke vizituar dy kryeqytetet, shkruan Express.

Po ashtu ishte paraparë që Clinton të marrë pjesë edhe në Konferencën e Grave, që organizohet nga Presidentja Atifete Jahjaga nga 4- 6 tetor.

Por ,ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby gjatë një prononcimi për media ka qenë i hapur kur ka folur rreth vizitës së Clinton.

Ai ka thënë se vendimi për vizitën e kryediplomates amerikane nuk është marrë ende, duke përmendur si arsye trazirat që janë shkaktuar nëpër botë pas publikimit të një filmi, që ka nxitur dhunë në botën islame pasi është konsideruar si anti-islamik.

“Vendimi nuk është marrë ende, por ajo që ndodhi në javët e fundit për shkak të atij filmi në pjesë të ndryshme të botës, udhëtimi potencial i njerëzve të ndryshëm komplikohet”, ka thënë Kirby. /Telegrafi/