E pabesueshme: Chelsea provokon futbollistit serb, ia uron ditëlindjen me flamurin shqiptar (Foto)
01/08/2016
Skuadra angleze, Chelsea ka provokuar pa dashje mesfushorit e tij serb, Nemanja Matic.
Mesfushori me tipare mbrojtëse i Chelseat, Nemja Matic, sot feston ditëlindjen dhe klubi i tij e ka uruar në mënyrë të veçantë, por jo të mirë për të.
Matic, sot feston ditëlindjen e 28-të dhe kjo ditë është bërë arsyeja e një postimi interesant të klubit të Chelsea në rrjetin social ‘Twitter’.
Skuadra angleze ka postuar një foto të serbit gjatë ndeshjes, por ajo që tërheq vëmendjen është flamuri i Shqipërisë në prapavijë të Maticit.
Sigurisht që kjo nuk do t’i pëlqej mesfushorit serb në një ditë gëzimi e feste për të. /Telegrafi/


