E konfirmon agjenti, një nga lojtarët emblematik të Liverpoolit dëshiron largimin
22/05/2016
Agjenti i Martin Skrtel, Mithat Halis, e ka konfirmuar se klienti i tij mund të largohet gjatë verës.
Ai ka thënë se destinacioni i mundshëm është Turqia pasi shumë skuadra e duan atë.
“Skrtel është duke konsideruar një transferim në Turqi. Fenerbahce ka bërë një ofertë në sezonin e kaluar, tani e dëshiron Besiktasi dhe këtu nuk ka asgjë për të mbajtur të fshehët”.
“Ekipet turke kanë provuar të nënshkruajnë me atë në pesë sezonit e fundit, por gjatë kësaj vere ai mund të lëvizë”.
Skrtel ishte transferuar te Liverpooli nga Zenit Saint Petersburg në vitin 2008. /Telegrafi/
Lexo më shumë:Lajmet e fundit rreth Transferimeve


