Please enter at least 3 characters.

E incizoi të miturën dhe videon e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet i mituri nga Gjakova

2021/07/rrjetet-sociale-587x331-1.jpg

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar për një rast “sulm seksual” që ka ndodhur në këtë komunë.

“Më 07.09.2021 viktima femër kosovare ( e mitur) ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar ( i mitur) është incizuar dhe të njëjtin incizim i dyshuari e ka postuar në rrjet social. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/