E çuditshme: Zviceranët me autobus, shqiptarët me makina luksoze në stërvitje
24/03/2015
Besoni ose jo, shumica e lojtarëve të përfaqësueses së Zvicrës në grumbullimin me përfaqësuesen helvetike kanë shkuar me autobusë, raporton Express.
Kurse, lojtarët shqiptarë si: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami e Valon Behrami në grumbullimin e skuadrës kanë shkuar me makina luksoze.
Ai që ka rënë në sytë e të gjithëve ishte Valon Behrami, i cili në grumbullimin e ekipit helvetik ka shkuar me Ferrari. /Telegrafi/


