Please enter at least 3 characters.

E 17-ta për Pejën

2016/01/e-17-ta-p-euml-r-pej-euml-n_hd.jpg

Ekipi verdhezi ka kaluar lehtë çerekun e parë ku ka krijuar epërsi 14 pikëshe. Derisa çereku i dytë dhe i katërt ishin të barabartë, Peja edhe në çerekun e tretë i ndezi mototrët për të krijuar edhe një epërsi shtesë 19 pikëshe për rezultatin përfundimtar.

Gerti Shima me 23 pikë ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, derisa Samir Shaptahu me 20 dhe Rron Grapci me 15 pikë i kanë ndihmuar në fitore ekipit të tyre.

Te Drita më të dalluarit kanë qenë Driton Sylejmani, Arian Mehmeti dhe Shamar Coombs me nga 18 pikë të shënuara.

Peja i shkon Kastriotit xhiron tjetër, derisa Drita pret Bashkimin në Gjilan. /Telegrafi/