Please enter at least 3 characters.

Dyshime për coronavirus, HSBC evakuon një pjesë të selisë në Britani të Madhe

2020/03/PROD-HSBC-Announce-Plans-To-Remain-In-The-UK.jpg

Banka HSBC ka evakuuar një pjesë të selisë së saj në Britaninë e Madhe pasi një punëtor dyshohet se është prekur me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjiganti botëror thuhet se ka “pastruar” departamentin e tij të kërkimit dhe pjesë të katit të tregtisë në Canary Wharf në lindje të Londrës.

Raportohet se e gjithë ngjarja erdhi, pasi një analist i hulumtimeve ishte kontraktuar me sëmundjen e gripit, raporton Financial News.

Në Britaninë e Madhe deri më tani janë konfirmuar 90 raste të coronavirusit, pasi tre rast të reja u konfirmuan sot në Skoci.

Kompania Deloitte në fillim të kësaj jave kishte raportuar se një punonjës me seli në Londër, ishte testuar pozitiv nga virusi. /Telegrafi/