Please enter at least 3 characters.

Dybala: Me Pogban kërkonim mënyra të reja për të festuar, shpresoj të festojmë sërish bashkë

2020/01/PaulPogbaPauloDybala-2-e1579526170400.jpg
282:"TURIN, ITALY - JANUARY 24: Paulo Dybala (R) of Juventus FC celebrates after scoring the opening goal with team mate Paul Pogba during the Serie A match between Juventus FC and AS Roma at Juventus Arena on January 24, 2016 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka treguar se gjatë kohës kur luante me Paul Pogban përpiqeshin të zbulonin mënyra të reja për t’i festuar golat, prandaj shpreson që një ditë ta ketë mundësinë sërish të festojë me të.

Gjatë një bisede me Otro, argjentinasi ka kujtuar momentet e përbashkëta me francezin, me të cilin ka luajtur një sezon te Zonja e Vjetër (2015/2016).

“Paul dhe unë kemi raporte të mira dhe kur ai luante këtu, gjithmonë kërkonim një mënyrë të re për t’i festuar golat. Kemi shënuar shumë gola, prandaj festimet ndryshonin shpesh”.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që një ditë të jemi në gjendje që të festojmë sërish bashkë”, ka deklaruar Dybala.

Pogba u largua nga Juventusi në vitin 2016 duke shkuar te Manchester Unitedi, mirëpo në muajt e fundit është spekuluar shpesh për një kthim të mundshëm në Torino. /Telegrafi/

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)