Please enter at least 3 characters.

Dybala: Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i Juventusit

2019/01/Dybala-Ronaldo-e1547392164532.jpg
300:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Paulo Dybala of Juventus speaks with Cristiano Ronaldo of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Paulo Dybala ka konfirmuar se fitimi i Ligës së Kampionëve është objektivi kryesor i Juventusit këtë sezon.

Juventusi përballet me Atletico Madrid në raundin 1/16-tës në Ligën e Kampionëve pasi kështu ka dashur shorti i hedhur para një muaji në Nyon.

Zonja e Vjetër ka arritur dy herë në finalen e madhe në vitet e fundit, por synojnë ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Kështu ka deklaruar edhe ylli argjentinas Dybala, i cili ka thënë se Juventusi e ka objektiv kryesor fitimin e trofeut.

Dy yjet e Juventusit, Dybala dhe Ronaldo gjatë një ndeshje (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për ne këtë sezon", ka thënë fillimisht Dybala për mediat italiane.

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar atë".

"Atletico Madridi, së bashku me Liverpoolin, është skuadra më e vështirë që ne mund të kishim zgjedhur në short", përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Juventusi ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim te Atletico më 20 shkurt, ndërsa ajo e kthimit në Torino më 12 mars. /Telegrafi/