Dy tërmete të fuqishme godasin Kolumbinë, lëshohen sirenat për të paralajmëruar qytetarët nga rreziku
25/12/2019
Dy tërmete të fuqishme prej 5,8 dhe 6 shkallë kanë goditur sot pjesën qendrore të Kolumbisë, ka bërë të ditur Instituti gjeologjisë në SHBA.
Dridhjet janë regjistruar 150 kilometra në jug të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo vlerën e dëmeve materiale. E në momentin që janë ndjerë dridhjet janë lëshuar sirenat që paralajmërojnë qytetarët.
Meteorologu Timory Wright, ka deklaruar se tërmeti i dyti ka qenë më i fuqishëm duke krijuar panik të madh te qytetarët. /Telegrafi/


